U kap në “shtëpi bari”, dënohet me 3 vite burg 27-vjeçari shqiptar në Angli

AKTUALITET


Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite burg nga gjykata britanike, pasi u kap në një “shtëpi bari”.

Mediat britanike raportojnë se Neim Hoxha me origjinë nga Shqipëria i cili jetonte në Rosewoood Drive, u arrestua pasi policia zbuloi një shtëpinë në Millbrook Close in Over më 23 shtator, pasi mori një njoftim nga një qytetar.

27-vjeçari shqiptar nuk ishte në shtëpi në momentine parë kur ndërhyri policia e cila gjeti kanavbis me vlerrë 166 mijë paund, por u arrestua në të njëjtën ditë, disa orë pas aksionit, pasi u oparaqit në banesë.

27-vjeçari Neim Hoxha

Hoxha u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Chester më 26 shtator, ku u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B, si dhe drejtimin e një automjeti pa patentë dhe pa siguracion.

Ai u mbajt në paraburgim dhe çështja u dërgua në Gjykatën Chester Crown më 16 dhjetor. Atje ai u dënua me tre vjet burg, ku gjyqtari rekomandoi që të vuante të gjithë dënimin.



Skip to toolbar