Mbretëri e Bashkuar/ Përmbytje masive në disa rajone, shpëtohen 56 banorë

BOTA


Përmbytje masive kanë ndodhur në rajonin e Leicester, Leicestershire dhe Rutland në Mbretërinë e Bashkuar, ku dhjetëra persona janë shpëtuar nga shërbimet e urgjencës.

Sipas agjensive rajonale, mbi 200 telefonata janë raportuar këtë të hënë lidhur me situatën alarmante të përmbytjeve. Sipas të dhënave të fundit, mbi 56 qytetarë janë shpëtuar deri më tani nga banesat e tyre.

Makina janë fundosur në ujë,ndërkohë jane ndërprerë lëvizjet në rrugë dhe shërbimet e hekurudhës, përfshirë mbylljen e linjave mes Peterborough dhe Leicester, si dhe linjave mes Derby dhe Nottingham dhe East Midlands Parkëay.

Policia e Leicestershire tha se zonat më të prekura ishin Melton, juglindja e qarkut dhe Rutland. Megjithatë, disa qytete dhe fshatra të tjerë gjithashtu janë goditur nga përmbytjet.

Moti i keq që ka përfshirë Britaninë prej pak kohësh në rajone të ndryshme, ku përmendim këtu që një pjesë e festimeve për natën e ndërrimit të viteve u anuluan si pasojë e kushteve atmosferike. / abcnews.al



Skip to toolbar