Ditën e sotme është zhvilluar Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me rend dite zgjedhjen e zëvendëskryetarit të kësaj gjykate.
Gjyqtarët që kandiduan për t’u zgjedhur në funksionin e zëvendëskryetarit të Gjykatës së Apelit e të Juridiksionit të Përgjithshëm, ishin: gjyqtarja Iliba Bezati dhe gjyqtari Fatri Islamaj.
Në përfundim të votimit, me 18 vota pro, u shpall fituese e kësaj gare Iliba Bezati, e cila do të ushtrojë detyrën e zëvendëskryetares për një mandat trevjeçar.
Gjyqtarët e pranishëm në mbledhje dhe që votuan, ishin Valdete Hoxha, Fuat Vjerdha (on line), Miranda Andoni, Irena Brahimi, Astrit Kalaja, Elona Toro, Valbona Vata, Qemal Zaimi, Iliba Bezati, Genti Shala, Edlira Petri, Fatri Islamaj, Lutfije Celami, Brikena Ukperaj, Marsela Pepi, Irida Kacerja, Alma Ahmeti, Alma Kolgjoka, Ornela Naqellari, Marsela Dervishi, Genti Dokollari, Dritan Hasani, Enkela Vlora, Anila Karanxha, Arta Duka, Elona Mihali, Sokol Pina dhe Diamela Goxhaj.