“Rilindje e lagjes 300-vjeçare të Zdrales”, Rama: Do t’i japë Shkodrës një vlerë të shtuar turistike

AKTUALITET


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në qytetin e Shkodrës, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në lagjen e vjetër, e njohur si Zdrale.

Ai thekson se ky projekt pritet të përmbyllet në muajin qershor, investim ky, që do t’i japë një pamje krejt tjetër kësaj zone historike për qytetin.

Sipas Ramës, sistemimi i zonës do ta kthejë Zdralen në një hapësirë pedonaleje dhe destinacioni tregtar e turistik.

“Në kantierin e fazës së parë të projektit për Rilindjen e lagjes 300 vjeçare të Zdrales, një nga zonat historike të Shkodrës që do të kthehet në hapësirë pedonale, si një destinacion i ri tregtar, social e turistik. Kjo fazë do të mbyllet në qershor të këtij viti dhe do t’i japë Shkodrës një vlerë të shtuar për ofertën e saj turistike”, shkruan Rama në Facebook.

Gjatë inspektimit të punimeve, kryeministri Rama u shoqërua nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci.



Skip to toolbar