DETAJE / Anija shqiptare “Oriku”, stërvitje të përbashkët me anijet e NATO-s në Egje

AKTUALITET


Anija ORIKU P-132 zhvilloi një stërvitje të përbashkët me anijet e SNMG2 Taskunit 01 në ujërat e Detit Egje.

Forca Detare bëri të ditur se, ky bashkëpunim i rëndësishëm kishte për qëllim forcimin e veprimeve të përbashkëta detare dhe përgatitjen e efektivëve sipas standardeve të NATO-s.

Kjo stërvitje rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve si një aleate e NATO-s, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit përmes bashkëpunimit detar.



Skip to toolbar