EMRI/ U qëllua me armë zjarri duke drejtuar automjetin, kush është i riu që u gjet i pajetë në Vlorë. Rezulton me precedentë penalë

AKTUALITET


Një person u gjet i pajetë në autostradën Fier-Vlorë mbrëmjen e kësaj të hënë. Sipas policisë, dyshohet se është qëlluar më armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues 30-vjeçarin Kristian Marku, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve. Gjithashtu është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Kristian Marku rezulton me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.

Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rreshen, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale S. R.



Skip to toolbar