Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ishte pjesë e takimit në Abu Dhabi ku u nënshkrua marrëveshje trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet e Bashkuara Arabe për prodhimin e energjisë së gjelbër. Në fjalën e saj, ajo u shpreh se energjia do të prodhohet në Shqipëri dhe një pjesë do të eksportohet në Itali përmes një linje nënujore.
Sipas Melonit kjo marreveshje eshtë një hap konkret drejt një lidhje globale e aftë për të furnizuar me energji në mënyrë të dykahshme.
“Është një infrastrukturë që synojmë ta bëjmë me efikase dhe më konkurruese. Jam jashtë masë e gëzuar, ashtu sic e shpalli dhe Edi që të nënshkruaj partneritetin strategjik për të nisur një projekt ambicioz mes dy brigjeve të Adriatikut.
Është një angazhim i rëndësishëm për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për të ekspertuar një pjesë në Itali përmes një kabulli nënujor.
Jam krenare për këtë nismë sepse tregon në mënyrë të prekshme forma bashkëpunimi.
Është një hap konkret drejt një lidhje globale e aftë për të furnizuar me energji në mënyrë të dykahshme.
E dimë që jetojmë në një epokë komplekse shënuar nga transformime të forta. Kemi një zgjedhje që mund të bëjmë, ose mund të vuajmë nga këto transformimi ose ti interpelojmë si mundësi. Duhet të zgjedhim të dytën dhe ta ndjekim me kurajo pa asnjë frikë”, tha Meloni.