26-vjetori i masakrës së Reçakut, BE: Drejtësia e vonuar!

KOSOVA


Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Europian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet tronditëse në këtë fshat.

Përmes një postimi në “X”, zyra e BE-së në Prishtinë nderon dhe kujton të gjitha viktimat e aktit makabër.

“Sot ne solidarizohemi me familjet dhe popullin e #Kosovës për të nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, një krim i tmerrshëm që la një plagë të pashëruar 26 vite më pas. Jetët e tyre u morën brutalisht dhe drejtësia dhe përgjegjësia mbeten të vonuara”, thuhet në mesazhin e saj të përcjellë përmes platformës X.

Vrasja e 45 banorëve të këtij fshati 15 janarin e vitit 1999 nga forcat serbe u cilësua si një masakrat më të rënda e shënoi një pikë kthese në luftën e Kosovës. Ambasadori William Walker, i cili drejtonte Misionin Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që vëzhgonte armëpushimin e brishtë të vendosur në nëntor të vitit 1998 në një marrëveshje ndërmjet të dërguarit amerikan Richard Holebrooke dhe ish-presidentit jugosllav të akuzuar për krime lufte Sllobodan Milosheviç, i cilësoi vrasjet në Reçak si masakër dhe krim kundër njerëzimit.

Ngjarja shënoi fillimin e një fushate të re diplomatike në përpjekje për t’i dhënë fund luftës së armatosur dhe një muaj më vonë përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan në Rambouillet të Francës në bisedimet e ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare.

Marsin e atij viti marrëveshja e hartuar nga diplomatët ndërkombëtarë nuk u nënshkrua nga Beogradi dhe NATO-ja filloi fushatën 78 ditëshe të bombardimeve që detyroi tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e NATO-s dhe administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.



Skip to toolbar