Zjarr në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, shkak një shkëndijë elektrike

AKTUALITET


Një zjarr ka rënë mëngjesin e së enjtes në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru. Policia tha se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi personat janë evakuuar në kohë, ndërsa zjarri është shuar.

“Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru. 

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e  saktë të shkakut të rënies së zjarrit.



Skip to toolbar