Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, rrezik për përmbytje

AKTUALITET


Mëngjesin e sotëm diga e hidrocentralit në fshatin Bunec të Himarës është çarë, duke vendosur në alarm strukturat e Emergjencave Civile.

“Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.

Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.



Skip to toolbar