Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri, Albin Kurti në tubimin e këtij subjekti politik në Pejë.
Sipas Panelit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa-së ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë akuzuar Kurtin se ka shkelur kodin e mirësjelljes.
Ne argumentat e Lidhjes Demokratike te Kosoves citohen disa raste si rasti kur Kurti ka krahasuar qendrimet politike te LDK me ato te Serbise se Millosheviçit, rasti kur LDK dhe PDK I drejtohet me terma pezhorativ teksa thekson se keto dy parti jane ne koalicion, perdorimin e gjuhes se urrejtjes dhe krahasimin e opozites me nje mize qe duhet shtypur, apo shperndarjen e videove ne rrjetet sociale ku thuhet se partia ne pushtet eshte “T’u e pjek opoziten”
Nisur nga argumentimet e mesiperme, Paneli Zgjedhir per Ankesa dhe Parashtresa e ka konsideruar pjesërisht të bazuar ankesën e LDK-së duke dënuar LVV-në me 3 mijë euro të cilat duhet ti paguajë në një afat prej 15 ditësh.
Retorika politike e kryeministrit te Kosoves Kurti ka qene e ashper qe ne nisje te fushates me 11 janar, duke u treguar i pakujdeshem me termat e perdorur, por ne disa raste edhe duke perdorur te miturit gjate takimeve elektorale, e ndaluar me ligj.
Sigurisht gabimi ne kete rast nuk eshte vetem i kryeministrit Kurti, por edhe i keshilltareve te tij, qe duket se po e shtyjne me duarte e tyre Kryeministrin drejt gremines politike dhe gjobave mijera euroshe.
Zgjedhjet e pergjithshme parlamentare ne Kosove mbahen me 9 shkurt, ne nje gare te hapur per ekzekutivin e rid he konfiguracionin e Kuvendit 120 vendesh.