Eurostat ka publikuar shifrat në lidhje me emigracionin dhe azilin në Europë për vitin 2023.
Sipas të dhënave, shtetasit shqiptarë mbeten një ndër grupimet më të mëdha sa i përket personave të cilëve iu refuzua hyrja në Bashkimin Europian, me gjithsej 14,000 raste refuzimi.
Shifrat e rendisin Shqipërinë në një prej vendeve që kontribuon dukshëm në flukset migratore drejt BE-së, veçanërisht përmes përpjekjeve për hyrje të parregullt.
Po ashtu, shqiptarët renditen ndër grupet më të mëdha të personave nga vendet joanëtare të kthyer nga BE-ja gjatë vitit 2023, me 7.800 raste kthimesh.
Kjo e bën Shqipërinë një ndër shtetet kryesore sa i përket operacioneve të kthimit nga Bashkimi Europian.
Të dhënat theksojnë edhe një herë rëndësinë që ka Shqipëria në kontekstin e politikave migratore të BE-së, veçanërisht sa i përket menaxhimit të migracionit të parregullt dhe masave për rikthimin e emigrantëve në vendet e tyre të origjinës.
Gjithashtu shifrat flasin për nevojën për politika të përbashkëta dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së për të adresuar sfidën e largimeve.