Ekzekutimi i Bujar Nasufit / Zbardhet itinerari i autorit, pista kryesore mbetet konflikti për prona

AKTUALITET


Detaje të reja kanë zbuluar hetimet për vrasjen e Bujar Nasufit, mbrëmjen e 12 Janarit. Pas hapjes se kamerave të sigurisë, rezulton se autori është nisur nga një lagje e Kombinatiti për ne Selitë ku kreu ekzekutimin.

Ai e ka pritur për afro 30 minuta Bujar Nasufin i fshehur në një rrugicë pranë banesës se Nasufit. Ka dyshime te forta se autori e ka qenë njohur zonën. Kjo pasi në çdo lëvizje të tij që ka bërë, nuk ka përdorur për asnjë moment rrugën kryesore. Edhe në largim, autori i dyshuar me motor ka përdorur një rrugicë shumë pranë vendit ku kreu ekzekutimi për t’u larguar dhe më pas ka dalë në kodër Sharrë ku dogji motorin.

Ndërkaq, dy ditë më parë janë rimarrë në pyetje sërish familjarët e Nasufit, lidhur me konfliktet që mund të ketë pasur viktima.

Pista kryesore vijon të jetë ajo e konflikteve për motive pronësie. Pas verifikimeve, motori që u përdor për vrasjen e Bujar Nasufit në zonën e Selitës, rezulton se ka qenë pa targa dhe pa numër shasie identifikuese, çka po vështirëson punën e hetuesve.

Deri tani, të shoqëruar kanë qenë vetëm familjarë dhe dëshmitarë të vendit të ngjarjes të cilët janë lënë të lirë pas deklaratave që kanë bërë në polici.

Një ekspertize po i nënshtrohet edhe arma e gjetur, tip automatike e kalibrit 9 milimetra, për të zbuluar nëse lidhet me ngjarje të tjera dhe nëse në të kanë mbetur gjurmë që mund të çojnë në identifikimin e autorit.



Skip to toolbar