Tragjedia me 76 viktima në resortin e skive, MEPJ: Jemi në solidaritet të thellë me Turqinë

AKTUALITET


Përmes një reagimi në rrjetin social “X” në lidhje me tragjedinë në Bolu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka shprehur solidaritetin e thellë me Turqinë.

Në postimin në “X”, MEPJ shprehet se Shqipëria dhe populli shqiptarë janë në solidaritet me Turqinë teksa përcjell ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Reagimi i plotë i MEPJ:    

Zemërthyer nga lajmi i zjarrit tragjik në resortin e skive të Kartalkaya në Turqi, ku janë humbur shumë jetë njerëzish!”

Në këtë moment të vështirë, Shqipëria dhe populli i saj janë në solidaritet me Turqinë, dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa urojmë rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar!



Skip to toolbar