Seanca e parë për zgjidhjen e martesës mes Ilir Metës dhe Monika kryemadhit do të mbahet në datën, 21 shkurt në orën 10 e 30 në Gjykatën e Tiranës.
“Seanca e parë për divorcin do të mbahet më 21 shkurt, në orën 10:30 minuta. Gjykata i fton palët në një seancë pajtimi, ku Meta dhe Kryemadhi do duhet të paraqiten në gjykatë ose personalisht ose përmes avokatëve mbrojtës dhe do kërkohet pajtimi i dy bashkëshortëve. Nëse kjo nuk arrihet, më pas do vazhdohet me procesin e zgjidhjes së martesës”, raportoi gazetari Ermal Vija.
Kujtojmë se Ilir Meta prej tre muajsh ndodhet në qeli në burgun 313 në Tiranë, pasi u arrestua më 21 tetor 2024 me tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.