Pasi shpalli gjendjen e emergjencë në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, Presidenti Amerikan Donald Trump dhe administrate e tij po shqyrtojnë vendosjen e rreth 10 mijë trupave ushtarak për të mbrojtur këtë kufi nga emigracioni I paligjshëm.
Sekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë Kroline Leavitt iu tha gazetarëve mbrëmjen e të mërkurës se presidenti ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për tvë vendosur fillimisht 1500 trupa ushtarak në kufirin jugor. Sipas urdhërave federal të deri tanishëm atje ka 2500 ushtar që ruajnë kufirin aktualisht.
Plani i Donald Trump për vendosjen e 10 mijë trupave ushtarakë në kufinjë që u raportua fillimisht nga media amerikane CBS News, është një memorandum që thotë se Departamenti I Mbrojtjes mund ti kthejë kufinjtë në baza të fuqishme ku do ndalen emigrantët që duan të hyjnë ilegalisht në SHBA.
Dokumenti I cili është parë nga gazetarët e CBS News sipas medias amerikane tregon se administrata e Donald Trump do të zgjerojë kapacitetet e paraburgimit në kufi dhe ti kthejë këto burgje në qendra dëbimi.
Trump ka kërkuar ndërtimin e 14 objekteve të reja të parabrugimit me kapacitet për të mbajtur 1000 emigrantë të paligjshëm secili dhe 4 objetkte të tjera që do të strehojnë deri në 10 mijë emigrantë secili. Shifra totale që këto struktura paraburgimi do të mbajnë do të jetë 54 mijë emigrantë që fillimisht do të arrestohen dhe më pas do të dëbohen.
Urdhëri federal i firmosur nga Trump pasi mori detyrën ka vendosur tashmë 1500 trupa shtesë prej të cilëve janë 1000 ushtarak dhe 500 marinas të cilvt patrullojnë në kufirin e Kalifornisë dhe Teksasit.