Trump tërhiqet nga vendimi për vendosjen e tarifave ndaj Kinës: Më duhet ta rishikoj

BOTA


Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë dhënë mbrëmjen e djeshme, ka komentuar vendimin për vendosjen e tarifave 10% për importet e mallrave të prodhuara nga Kina duke nisur që nga data 1 shkurt.

Trump u shpreh se do e rishihte vendimin e tij për vendosjen e tarifave, ndërsa theksoi se Kina merr shumë nga paratë e saj nga Amerika dhe i përdorin për të ndërtuar ushtrinë e saj.

I pyetur për marrëdhënien e tij me presidentin e Kinës Xi Jinping, Trump e përshkroi një bisedë të fundit që ata ndanë si “të mirë” dhe “miqësore”.

Ata janë një vend shumë ambicioz, ai është një njeri ambicioz… Ai ishte si miku im, ne kishim një marrëdhënie shumë të mirë. Kina merr shumë nga paratë e saj nga Amerika dhe ata i përdorin ato para për të ndërtuar ushtrinë e tyre. Ne kemi një fuqi shumë të madhe mbi Kinën, dhe kjo janë tarifat, dhe ata nuk i duan ato. Dhe më mirë nuk do të më duhej ta përdorja. Por është një fuqi e jashtëzakonshme mbi Kinën”, deklaroi Trump.

Në fillim të kësaj jave, Trump tha se po shqyrton vendosjen e një tarife prej 10% për importet e mallrave të prodhuara nga Kina, që më 1 shkurt.

“Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë menjëherë”

Një tjetër çështje në të cilën u ndal presidenti amerikan në intervistën e tij, ishte dhe lufta në Ukrainë.

Trump u shpreh se kjo luftë duhet të përfundojë menjëherë, ndërsa thekson se Putin nuk duhej ta kishte nisur kurrë agresionin ndaj Kievit.

Ai shton se nëse lufta do të kishte filluar ndërsa ai ishte në detyrë, ai do të kishte bërë një paralajmëroi vendosjen e tarifave masive kundrejt Rusisë, nëse Putin nuk e ndalon luftën.

Presidenti amerikan ka thënë më parë se do të negocionte një zgjidhje të konfliktit, i cili filloi me pushtimin e plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022, në një ditë të vetme.



Skip to toolbar