Dy vëllezër janë plagosur me thikë, pas një sherri që kanë pasur me komshiun e tyre, për motive të dobëta.
Debati mes tyre ka nisur pasi kanë qenë të dehur.
Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Autori është arrestuar nga policia, ndërsa të lënduar kanë mbetur Agim Karafili, 51 vjeç, dhe Agron Karafili, 57 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.