Berisha thërret protestë, por merret dhe me lajmet e Lindjes së Mesme

Më të fundit


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur të shtunën e 8 shkurtit, ora 17, protestën e parë kombëtare të opozitës në Tiranë për 2025, me frazën e përhershme, se do të jetë më e fuqishmja që shqiptarëve u kanë parë sytë ndonjëherë.

“PD me datën 8 shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria. Ditën e shtunë. Shqiptarët do ngrihen në këmbë në një protestë të fuqishme që Shqipëria nuk e ka parë kurrë më parë. Por e shtuna është dita kur shqiptarët zbresin në Tiranë dhe Tirana zbret në sheshe dhe rrugë.”

Duke harruar proceset brenda partisë dhe zgjedhjet e 2025, Berisha gjen kohë të merret me lajme të rreme që vijnë nga Lindja e Mesme, si ai i një gazetari nga Izraeli se 100 mijë palestinezë nga Gaza do të strehohen në Shqipëri, e cila u përgënjeshtrua menjëherë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në ekspertizën e Berishës, Shqipëria ska kapacitete për të pritur kaq shumë refugjatë, ndërsa hedh edhe aludime.

” Por e shtuna është dita kur shqiptarët zbresin në Tiranë dhe Tirana zbret në sheshe dhe rrugë. Jam i informuar se kjo oshëtimë ka tre muaj që qarkullohet nga oligarkët e Edi Ramës, që u thonë klientëve se Rama do na sjellë palestinezë për të blerë apartamentet.”



Skip to toolbar