Shqipëria do të lejojë minoritetin grek që të vetëidentifikohet duke tejkaluar kështu mosmarrëveshjet e gjata me Ahtinën Zyrtare.
Miratimi i fundit i ligjeve përmbarimore nga viti 2017 siguron që grekët etnikë, pavarësisht nga vendbanimi, mund të deklarojnë lirisht identitetin e tyre etnik. Për herë të parë, vetëidentifikimi nuk kërkon dokumentacion zyrtar nga Athina dhe duhet të njihet brenda 30 ditëve, duke ulur ndjeshëm barrierat burokratike.
Këto zhvillime vijnë në mes të negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE, me Athinën dhe Brukselin që luajnë role vendimtare. Greqia, e cila kishte shprehur më parë shqetësime për shkeljet e të drejtave, tërhoqi kundërshtimet e saj ndaj përparimit të Shqipërisë në BE, duke përmendur marrdhenie të përmirësuara.
Në diskutimet e mbajtura në Bruksel, morën pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë greke dhe të asaj shqiptare, duke përfshirë këshilltarët e afërt të kryeministit Shqiptar Edi Rama. Marrëveshja e arritur mes dy vendeve përfshin bashkëpunimin edhe për të drejtat gjuhësore të pakicave.
Marrdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare u tensionuan përgjatë viteve të fundit, veçanërisht pas arrestimit dhe dënimit të Fredi Belerit, ish kryebashkiakut të Himarës që u dënua për korrupsion zgjedhor. Dicka e tillë solli përplasje dypalëshe me Greqinë që kërcënoi avancimin në integrimin e vendit tone në Bashkimin Europian, megjithatë duket se të gjitha problemet janë zgjidhur.
Mediat Greke shkruajnë se përparimi i Shqipërisë për të lejuar vetëidentifikimin e minoritetit Grek ngjall një ndryshim pozitiv në marrdhëniet mes dy vendeve duke shpresuar për bashkëpunim të mëtejshëm lidhur me çështjet e pronave dhe njohjen e pensioneve për grekët. Kryeministri Shqiptar Edi Rama e ka bërë të qartë se duhet një marrdhënie e mire me fqinjët në mënyrë që vrulli I punës që Shqipëria ka bërë për tu anëtarësuar në Unionin 27 anëtarësh mos të ndalet.