Laboratori i mediave digjitale/ Rama dhe Manastirliu inspektojnë praktikat mësimore të studentëve

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu si dhe drejtues të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, kanë inspektuar laboratorin e mediave digjitale me teknologjinë më të avancuar.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se do të shërbejë për praktikat mësimore të studentëve të gazetarisë dhe jo vetëm.

Në këtë takim kryeministri Rama u ndal edhe tek çështja shqetësuese e TikTok duke thënë se është rënë dakord me kompaninë për të marrë masat e duhura dhe janë ende në pritje.

“Tik Tok nuk e ka filtrin për gjuhën shqipe, dhe nëse në një gjuhë tjetër nuk arrin dot fjalën që nuk duhen përdorur, në shqip duke mos qenë filtri… Edhe pse është sfidë më vetë t’i mundësh të rinjtë në këtë fushë, nuk do ta kenë të lehtë edhe me një vpn të një shtetit tjetër. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë me këta të rinjtë e sotëm”, tha Rama.

Një tjetër çështje për të cilin foli ishte largimi i qytetarëve jashtë vendit, duke thënë se “duhet të punojmë që Shqipëria të jetë në gjendje t’u ofrojë të rinjve atë që kërkojnë të marrin në një vend tjetër. Por po bëhen hapa më shumë drejt stimulimit tuaj për të pasur më shumë mundësi dhe për t’u ndjerë më mirë në vendit tuaj”, tha ai.



Skip to toolbar