Emigrantët, në qendrën e pritjes/ Katër prej tyre do kthehen në Itali, mes tyre tre të mitur

AKTUALITET


SHËNGJIN- Tre të mitur dhe një i rritur nga 49 emigrantët që mbërritën të martën në Shëngjin pritet të kthehen në Itali.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se i rritur ka shfaqur probleme shëndetësore.

Anija e marinës italiane “Cassiopea” me 49 emigrantë mbërriti në portin e Shëngjinit, mëngjesin e së martës.

Ky është grupi më i madh që mbërrin në Shqipëri pas një ndërprerjeje prej dy muajsh. Emigrantët i janë nënshtruar procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse në Shëngjin, e njëjta praktikë që u ndoq në dy rastet e kaluara.

Marrëveshja Shqipëri-Itali për trajtimin e emigracionit të paligjshëm është konsideruar një marrëveshje model nga BE, që mund të shërbejë si shembull për të zgjidhur çështjen e emigracionit të paligjshëm, me të cilën përballet unioni 27 anëtarësh.



Skip to toolbar