Pesha e bujqësisë në ekonomi, Denaj: Në 2024, eksportet në sasi janë rritur me 20 % në vende të Bashkimit Europian

Më të fundit


Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për bujqësinë dhe rolin e saj në ekonomi.

Denaj theksoi se bujqësia ka marrë vëmendje të madhe nga qeveria, ndërsa theksoi se janë trashëguar problematika të mëdha.

“Nëse flasim për subvencione nuk janë më shumë për 2024. Por në Kosovë nuk ka nevojë për të ruajtur tokën bujqësore nga infrastruktura. Ne kemi një gjeografi të ndryshme nga Kosova. Unë e thashë që është 45% e gjithë buxhetit. Sot kam diku 85 projekte në infrastrukturë ujitje kullimi. Dhe në 2029 sipërfaqja të jetë 100 % e ujitur. Këtë vit kemi 30 milionë euro vetëm për infrastrukturë ujitje dhe kullimit. Por të mos themi që bujqësia nuk ka mbështetje. Ne po punojmë edhe në atë që quhet formalizim ekonomie. Unë jam duke nxitur bashkimin e operatorëve…Ky është një proces zhvillimi…”, tha ajo.

Gjithashtu ajo shtoi bujqësia ka peshë të madhe në ekonomi.

“Rritjen ekonomike e kemi 4.09 % në Shqipëri dhe është një nga rritjet më të mëdha në rajon. Shqipëria ka një rritje shumë eksponenciale ekonomike. Bujqësia është 16.22 % dhe nuk kemi nevojë ta kuotojmë bujqësinë në kontekstin negativ. Duhet të shikojmë sa është ne Europë bujqësia. Fenomeni që bujqësi kontribuon më pak në produktin e brendshëm bruto nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Eksportet në sasi janë rritur me 20 % në 2024 dhe janë rritur në vende të Bashkimit Europian… Eksportet tona vijnë nga fruta perime e peshkimit”, tha ajo.



Skip to toolbar