Gjatë vizitës së tij në Fier, kryeministri Rama inspektoi punimet në kantierin e rrugës ‘Çeligrad’ i cili do të përmirësojë infrastrukturën në hyrjen e qytetit.
Gjatë inspektimit të tij Rama ishte i shoqëruar me ministren e infrastrukturës Belinda Balluku dhe me kryetarin e bashkisë Armando Subashi.
Postimi i plote:
“Fier – Në kantierin e rrugës “Çeligrad” e cila do të ofrojë një pamje tjetër të hyrjes në qytet Një projekt transformues i shumëpritur nga komuniteti fierak.”