I akuzuar për korrupsion në burgje, shtyhet gjyqi për Arben Çukon

AKTUALITET


Është shtyrë të hënën seanca gjyqësore për ish-deputetin socialist Arben Çuko dhe 5 të tjerëve të akuzuar për korrupsion.

Gjykata e radhës do të zhvillohet në 8 korrik ora 13.00. Gjatë seancës së të hënës i pranishëm në sallën e gjyqit ishte edhe vetë Çuko. Prokuroria kërkon të marrë të pandehur ish-kreun e Burgjeve dhe 5 të tjerë, pasi dyshohet se nëpërmjet marrjes së ryshfetit është bërë transferimi i një të burgosuri.

Ai u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-vo 4”. Shkak për shtyrjen e seancës është mos marrja dijeni për seancën e një prej të pandehurve të tjerë.

Në dosjen në ngarkim të Arben Çukos, prokuroria shkruan: “Si rezultat i përdorimit të metodave të hetimit, nga përgjimi i bisedave telefonike të të pandehurve Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre personave, të cilët kundrejt dhënies dhe përfitimit të paligjshëm në vlera monetare dhe materiale, kanë realizuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi nga vendi i vuajtjes së dënimit në IEVP Burrel, në një vend tjetër vuajtje dënimi, sipas preferencës së vetë të dënuarit, në IEVP Fier”- shkruhet në dosje.



Skip to toolbar