Një avion i vogël është rrëzuar në Texas të SHBA duke shkaktuar vdekjen e 10 personave në bord. Avioni u rrëzua menjëherë sapo u ngrit në fluturim në aeroportin Addison.
Autoambulancat shkuan menjëherë në vendngjarje, por asnjë nga personat në bord nuk mbijetoi.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi identitetin e viktimave. Ndërsa bëhet e ditur se shkak i aksidentit ka qenë një defekt në motorin e aeroplanit.