‘Albini, në trekëndësh izolimi’, Çejku: Kritika e SHBA, ‘non grata’ për Kurtin

KOSOVA


Ish ambasadori Arbër Çejku komentoi për ‘Real Story’ sferën politike në Kosovë me kritikat dhe ‘non gratat’ ndaj Kurtit. Çejku u shpreh se Kurti është fajtor i prishjes së marrëdhënieve me Tiranën dhe se kryeministri ndodhet në nëj trekëndësh izolimi. Më tej, Çejku tha se kritikat e SHBA ndaj Kurtit janë një ‘non grata’ për të.

 “Albini ka qenë i sinqertë në qasjen e vetë, që nga fillimi deklaratat e tij kanë qenë të sinqerta. Në atë kohë duke qenë se ishte në opozitë jo të gjithë e morën seriozisht qasjen e tij. Si kryeministër shkaktoi pasoja të rënda dhe sot Kurti është në një trekëndësh izolimi, mungesë marrëdhëniesh me Tiranën, ai kërkon sovranizmin e vetë dhe e ka krijuar qeverinë si një udhëheqës i madh duke injoruar Tiranën, duke injoruar Brukselin dhe e fundit e pashmangshme që nga fjalimi në parlament deri në qasjen e fundit. Ajo deklaratë është që shpallet non grata nga SHBA.

Atë nuk e shohin si një njeri që mban fjalën, një pjesë e elektoratit ende miklohen nga viktimizimi.
Arriti që me artifica politike dhe ligjore t’i paraqesë zgjedhjet si një referendum politik. Ai po i bën këto zgjedhje shumë politike.”  



Skip to toolbar