Analisti Frrok Çupi komentoi për ‘Real Story’ situatën politike në Kosovë, pas disa muajsh kolapsi konstituimi parlamentar. Çupi u shpreh se edhe lideri diktatorial Enver Hoxha ka qenë më pragmatist se Albin Kurti. Më tej, Çupi tha se Kosova është e izoluar si Koreja e Veriut.
“Në mënyrën e tij Enver Hoxha kishte më shumë përgjegjësi për popullin e tij, edhe vetë po të jetonte nuk do sillej si Albin Kurti, do ishte pragmatist. E tregoi Ramiz Alia, pasardhësi i tij.
Albin Kurti nuk e ka përgjegjësinë se çfarë po ndodh. Atje kanë rënë investimet, mendo një shtet të krijuar për shkak të angazhimit të perëndimit, është më i izoluar se Koreja e Veriut. Unë mendoj se Kurti ka krijuar një trashëgimi që vlen, trashëgimina e Kurtit vlen sepse më në fund erdhi momenti që e hodhi dhe pikën e ujit në gotë. Bëri të rishikohen të gjitha ekuilibrat rreth Kosovës.”
