Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbajti të enjten fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një moment të veçantë për Shqipërinë që shënon 70-vjetorin e anëtarësimit në OKB.
Në emisionin “Real Story” në ABC News Presidenti Bajram Begaj tha se ishte një mundësi të cilën e shfrytëzoi për të folur dhe drejtuar komunitetit shqiptar në gjuhën amtare.
Sokol Balla: Hera e parë pas shumë dekadash, mendoj unë që në Asamblenë e Përgjithshme, flitet shqip. Pse e bëtë këtë zgjedhje?
Presidenti Bajram Begaj: Ishte një mundësi e mirë dhe e shfrytëzova për të folur dhe për t’iu drejtuar komunitetit shqiptar, në gjuhën amtare dhe fjala do të jetë në arkivën e OKB në gjuhën angleze në një nga gjashtë gjuhët e kombeve të bashkuara.
Sokol Balla: Por megjithatë zgjedhja ishte e juaja, ju donit të flisnit shqip sot?
Presidenti Barjam Begaj: Zgjedhja ishte personale dhe doja që të flisja shqip.
