Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Krujë, duke shkaktuar vdekjen e një 25-vjeçareje dhe plagosjen e drejtuesit të mjetit, ku ndodhej viktima.
Mjeti është përplasur me një tjetër mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e tij.
Policia e Durrësit tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:10 të së enjtes, në afërsi të kryqëzimit Gramëz, Krujë.
“Shoferi B.G., 48 vjeç, banues në Has, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një mjet ende të paidentifikuar, për pasojë është lënduar vetë dhe pasagjerja V.G., 25 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital”, deklaroi policia e Durrësit, që shtoi se grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit si dhe identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.