Balotazhi/ Voton Rama: Zgjedhjet përcaktojnë jo vetëm të ardhmen e kryeqytetit, por edhe të Kosovës

KOSOVA


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) Përparim Rama ka ushtruar të drejtën e votës, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

“Qytetarët kanë treguar maturi dhe pjekuri në këto zgjedhje. Uroj që më i miri të fitoj. Na e priftë mbara të gjithëve”, tha ai.

I pyetur nga gazetarja e ABC News, Habi Hoxha se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje, kandidati i LDK-së dha këtë përgjigje: Mendoj se këto zgjedhje janë të rëndësishme, sot nuk e definojnë vetëm të ardhmen e kryeqytetit, por këto zgjedhje definojnë të ardhmen e vendit. Për ne është e rëndësishme, që qytetarët të votojnë për kahjen e duhur të vendit.”, tha ai



Skip to toolbar