Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, bëri një përmbledhje të punë së tij të nisur që nga viti 1997.
Para KLP, Xholi tha ndër të tjera:
“Sa i përket eksperiencës në ndjekjen e çështjeve, gjatë karrierës sime kam përfaqësuar një sërë çështjes të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Na viti 99 në Gjirokastër, jam angazhuar në çështje problematike e sensitive të ngjarjeve të vitit 1997. Kam hetuar një grup që në aksin Vlorë-Tepelenë kishin krijuar një mekanizëm për grabitjen e emigrantëve që ktheheshin nga Kakavija. 4 vetë janë vrarë nga ky grup, ku një person hiqej si taksist dhe më pas të tjerët dilnin në pritë. Autorët u dërguan para drejtësisë dhe morën dënim e deri në burgime të përjetshme”, tha Xholi para anëtarëve të KLP, gjatë procesit të intervistimit.
“Dy çështje të tjera kanë të bëjnë rrëmbimin e dy biznesmenëve në qytetin e Gjirokastrës. I dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht, duke i detyruar të hapin edhe varrin e tyre. Iu kërkuan 100 mln dhrahmi, por mundën të marrin 25 milionë. Hetimi ishte j pezulluar. E rihapa dhe u identifikuan, arrestuan dhe dënuan autorët. Rasti tjetër ka të bëjë me një pengmarrje, ku pengu u ekzekutua, por autorët vijuan të kërkonin para. U identifikua autori dhe u kërkua dënim përjetë për të”.
Ai kujtoi edhe disa prej ngjarjeve më të rënda që ka hetuar kur ishte pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
“Ngjarjet e 97, të njohura si “masakra e Cërrikut”, ku janë vrarë 6 efektivë të Gardës dhe “masakra e Qafë gjashtës”, ku u vra një efektiv policie dhe u tentua të vritet një drejtues policie. Ndodheshim në një presion të jashtëzakonshëm të familjarëve të të pandehurve, që ndjeheshin të paprekshëm në qytetet e tyre dhe të familjarëve të viktimave, që kërkonin drejtësi”
