Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme.
Klodian Braho ka marrë 7 vota nga 11 anëtarët e KLP. Në këtë mënyrë Klodian Braho është kështu kreu i ri i SPAK, me një mandat 3 vjeçar.
Mbledhja e KLP për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, përfundoi pas gati gjashtë orësh. Braho do të pasojë Altin Dumanin.
Këtë të enjte të katër kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho prezantuan platformën e tyre para KLP.
Klodian Braho 7 vota
Adnan Xholi vota 3 vota
Elvin Gokaj 1 vote
