“Shabani”, pazar i Berishës”, Si e ngriti dhe e lëshoi Doktori kandidatin për Avokat të Popullit

AKTUALITET


Të jap firmat, më jep votën. Pazari për Avokatin e Popullit paska nisur dhe bitisur në selinë blu. Dhe vetë autori paska qenë Doktori. Pranoi se firmat për Shabanin nuk ishin pa dashje, por para se Shabanin ta pëlqente Rama, kishte thurur koalicionin me Berishën për të pavarurin Florian Binaj.

“Unë nuk them që nuk i mori firmat Endri Shabani. I mori në një periudhë Endri Shabani kur ai mbështeti Florian Binën, se nuk mund të them që nuk ishte një koalicion moral i plotë i të gjitha forcave politike.”

Por kur Binajt, iu dogj shansi për Tiranën prej Veliajt, Berishës nuk i bëhej më vonë për Shabanin. Dhe kur doktori të lëshon, eventualisht do jesh i Ramës.

“Por pastaj dolën një seri problemesh që faktuan se ai që kishte atë fjalor si opozitar i opozitës, nuk ishte vetëm kaq, por ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën.”

Por, pazari vijon. Berisha ankesat për Shabanin i ka vetëm publike, jo juridike.

“S’kemi pse ta cojmë në GJK, jo. Nuk pyet ai për Gjykatën Kushtetuese.”

Në seancë parlamentare, PD u mundua më kot të anulojë votimin për Avokatin e Popullit, madje duke kërkuar edhe njëherë mbledhjen e firmave, për të mbështetur dy demokratët, Besim Ndregjonin dhe Adriana Kalanë, por edhe këta të fundit e kanë kuptuar se nga kush u tradhtuan.

Kurse PS është e vendosur, do të votoje një kandidat opozitar për këtë post, Endrit Shabanin, që deri 1 muaj më parë e kishte kundër, në garën për Tiranën.

Në fund, të gjithë të lumtur, përvec humbësit më të madh, Tikut.



Skip to toolbar