Vendim për ngritjen e Task-Forcës, Host Nation Task Force (HNTF) dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s, Tiranë, 2027.
Task-Forca kryesohet nga Kryeministri dhe në mungesë të tij, nga Koordinatori Kombëtar për organizimin e samitit, i emëruar me urdhër të Kryeministrit. Task-Forca ka në përbërje këta anëtarë:
- a) Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;
- b) Ministrin e Mbrojtjes;
- c) Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor;
ç) Përfaqësuesin e kabinetit të Kryeministrit;
- d) Sekretarët e Përgjithshëm:
- dh) Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
- e) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;
ë) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Prokurimit Publik;
- f) Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.
