Partia Demokratike ka përfunduar protestën kombëtare që u zhvillua në bulevardin përpara Kryeministrisë.

Me përfundimin e fjalës së kreut të opozitës, Sali Berisha protestuesit hodhën molotove përpara derës së Kryeministrisë dhe forcave të policisë.

Megjithëse ishte paralajmëruar një protestë madhështore, nuk rezultoi të ishte një e tillë. Pjesëmarrja në nisje dhe përgjatë protestës ishte e ulët.

