Prethi nga “Shqipëria Bëhet”: Kodi i pabarabartë, qytetarët mbeten pa përfaqësim

Më të fundit


Dorina Prethi nga “Shqipëria Bëhet”, e ftuar në “Real Story” ka kritikuar Kodin Zgjedhor, duke theksuar se sistemi aktual prodhon pabarazi në përfaqësim.

Sipas Prethit, me rreth 64 mijë vota, Partia Socialiste ka marrë 9 mandate në qarkun e Vlorës, dhe Lëvizja Bashkë ka marrë vetëm një mandat dhe kjo përllogaritje tha ajo tregon qartë pabarazinë e sistemit.

 Ajo theksoi se “Shqipëria Bëhet” ishte e vetmja forcë që kërkoi bashkëpunim dhe bashkim mes subjekteve politike opozitare.“E dinim Kodin Zgjedhor dhe e dimë sot se nuk kemi marrë vota për një mandat, sepse me 64 mijë vota, PS ka marrë 9 mandate në Vlorë, Sistemi është i pabarabartë, jo për ne që duhet të jemi në Kuvend, por për njerëzit, që janë të pa përfaqësuar në Kuvend.

Kodi Zgjedhor nuk i lejon koalicionet. Kodi Zgjedhor kërkon një logo. Kështu nuk mund të ruhet identitetit. Ne jemi të vetmit, që kërkuam bashkëpunim dhe bashkim”, tha ajo.



Skip to toolbar