Protesta, 1500 policë në terren, ritkhehen gardhet metalike te Kuvendi

AKTUALITET


Policia ka nisur të marrë masat për protestën e opozitës që do të zhvillohet mbrëmjen e së hënës. Kjo është protesta e parë që opozita zhvillon pas zgjedhjeve të 30 qershorit, por e dhjeta gjatë aksionit të saj 5 mujor.

Opozita do ta nisë protestën në orën 20:00. Liderët e saj kanë deklaruar se ajo do të jetë paqësore. Madje, kreu i PD-së, Basha disa herë ka bërë thirrje që qytetarët të marrin me vete edhe fëmijët në protestë si shenjë se ajo s’do të ketë akte dhune. Tashmë liderët e opozitës e kanë të qartë se nëse protesta do të ketë dhunë atyre do t’u hiqet viza njëherë e përgjithmonë nga SHBA. Amerika e ka bërë të qartë se aktet e dhunës në protestë janë të patolerueshme dhe nëse organizatorët e protestave nuk marrin masat e duhura ata do të cilësohen si organizata të dhunshme dhe do të ndërpritet çdo marrëdhënie me SHBA-të.

Policia ka nisur të marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit.

Masat e sigurisë janë shtuar pranë institucioneve ku vazhdimisht ka protestuar opozita si: Kryeministria, Parlamenti, ministria e Brendshme. Ndërsa pranë Kryeministrisë janë vendosur prozhektorë të rinj, të cilët do të bëjnë të mundur ndriçimin e vendqëndrimit të efektivëve të policisë.

Po ashtu masa tjera pritet të merren nga policia dhe Garda e Republikës në orët në vijim, ku si gjithmonë do të vendoset gardhi metalik, para Kryeministrisë, ministrisë së Brendshme si dhe Parlamentit.

Në protestën e së hënës policia do të angazhojë 1500 punonjës policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës.



Skip to toolbar