Bardhi kundër Berishës/ Kallëzoi në SPAK Këlliçin, Vokshin e Spahon për Kuvendin e Rithemelimit

AKTUALITET


Padia e bërë nga Gazment Bardhi, në kohën e përplasjeve me kreun e PD, Sali Berisha, duket po sjell pasojat e para për demokratët. Thirrja në SPAK e deputetit Belind Këlliçi vjen pas padisë së tij, në kulmin e betejës për vulën dhe drejtimin e partisë.

Prokuroria e Posaçme nis hetimet për fondet e kuvendit te rithemelimit, qe parapriu kthimin e Sali Berishës në PD, nga kallëzimi që bëri në atë kohë Gazmend Bardhi.

Të hënën paradite prokurori Arben Kraja mori në pyetje për 90 minuta Belind Këlliçin, i cili ishte një prej organizatoreve të Kuvendit në Air Albania, së bashku me Flamur Nokën dhe Albana Vokshin ku ai është pyetur për origjinën e parave dhe faturat e eventit të 11 dhjetorit 2021, ndonëse sot janë në krah, si Bardhi ashtu edhe Këlliçi.

Për Kuvendin e dhjetorit 2021, Gazment Bardhi, asokohe sekretar i përgjithshëm i PD-së, depozitoi në SPAK një kallëzim penal ndaj deputetit Belind Këlliçi, deputetes Albana Vokshi, ish-deputetit Edmond Spaho, deputetit Ivi Kaso, si dhe Ervin Minarollit, aktualisht Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore në PD. Në dokumentin e kallëzimit, objekti lidhej me veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.



Skip to toolbar