Një i burgosur në burgun e Durrësit është arratisur. Burime thonë për ABC News se personi i arratisur eshte Altin Ndoci.
Të njëjtat burime thonë se i burgosuri ka ikur nga spitali i Durrësit ku ndodhej prej disa ditësh i shtruar në repartin infektiv.
Deklaratë paraprake
Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.
Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
