Hetimi nga SPAK për fondet e Kuvendit të Rithemelimit, që parapriu kthimin e Sali Berishës në Partinë Demokratike ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga Gazmend Bardhi në fund të 2021 në Prokurorinë e Posaçme. Në këtë kallëzim ish sekretari i përgjithshem i PD paditi Këlliçin, Vokshin dhe Spahon si organizatorë të Kuvendit.
Asokohe Bardhi i kërkonte publikisht Berishës të bënte transparencë për financimet me të cilat bëri Kuvendin në stadium.
“Me shumë dëshirë që secila media, që i shërben të vërtetës dhe transparencës është të trokasë në zyrën e z/Berisha dhe ti kërkojë të realizojë premtimet e tij publike. Së pari, për transparencë të plotë të delegatëve të Kuvendit të 11 dhjetorit.
Premtoi transparencë, lexim të cdo emri proces verifikimi të cdo media dhe ju nxori jashtë. Së dyti, ju premtoi që shpenzimet dhe faturat e mitingut luksoz të 11 dhjetorit do të ishin publik për opinionin madje do informonte se kush ishin financuesit e mitingut luksoz të 11 dhjetorit.
Pas publikimit do të shikoni se ëshë top lista e oligarkëve që marrin nga mëngjesi në darkë paratë e shqiptarëve me firmë të Edi Ramës” shprehej Bardhi.
