Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe: Mirënjohje për mikun e madh të shqiptarëve

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e Javës së Qëndrueshme që po mbahet në Abu Dhabi.

Shefi I qeverisë shqiptare u prit nga presidenti Mohammed bin Zayed Al Nayan, i cili e nderoi me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara.

“E mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij sheikh Mohammed bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët.” – shkruan Rama.

Rama e konsideron Zayed një mik të shqiptareve ndërsa ndër vite dy vendet kanë nënshkruar një sërë marrëveshjes. Me në krye, marrëveshjen tripaleshe mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve për ndërtimin e një linje nënujore për shkembimin e energjisë elektrike përmes Adriatikut janarin e vitit të kaluar.

Samiti i Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara ka bërë bashkë kryetarë shtetesh, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile për të diskutuar mbi sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.



Skip to toolbar