Rruga nacionale Herbel–Peshkopi, pjesë e Rrugës së Arbrit, gjatë orëve të natës ka pësuar rrëshqitje të skarpatës.
Si pasojë, një korsi e rrugës është bllokuar nga balta dhe inertet që kanë përfunduar në asfalt.
Në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore, e cila po orienton drejtuesit e mjeteve të lëvizin me kujdes.
