Franca paralajmëron SHBA: Çdo tentativë për marrjen e Groenlandës rrezikon marrëdhëniet tregtare me BE

BOTA


Franca ka dërguar një paralajmërim të qartë drejt Uashingtonit, se çdo përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të marrë kontrollin e Groenlandës do të përbënte një “vijë të kuqe” dhe do të rrezikonte seriozisht marrëdhëniet ekonomike mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve.

Ministri francez i Financave, Roland Lescure, deklaroi se ia ka përcjellë këtë mesazh drejtpërdrejt sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, gjatë një takimi në Uashington, raporton Financial Times. Sipas tij, shqetësimi në Evropë është i thellë për shkak të deklaratave të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump mbi “marrjen e pronësisë” së Groenlandës, territor autonom që i përket Mbretërisë së Danimarkës.

“Groenlanda është pjesë sovrane e një shteti sovran që është anëtar i BE-së. Kjo nuk është diçka me të cilën mund të luhet”, shprehet Lescure për Financial Times.



Skip to toolbar