I ngriti pritë dhe e qëlloi me çifte, 44-vjeçari shqiptar vret burrin e të dashurës së tij në Greqi

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Mësohet se një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare ka ekzekutuar me çifte një 51-vjeçar, babai i një fëmije të mitur në fshatin Spathohori të Agrinjo.

Viktima ishte kryeplak i fshatit, por burime policore i thanë Top Channel se krimi ka prapaskenë erotike dhe nuk ka lidhje me detyrën e viktimës. Dyshohet se autori kishte lidhje intime me gruan e viktimës, dhe ky ishte shkaku i konfliktit.

Burimet sqaruan se autori i kishte ngritur pritë viktimës dhe sapo ky u afrua me automjetin e tij, e qëlloi me çifte të cilën e kishte me leje duke e lënë të vdekur më vendAutomjeti i viktimës u rrëzua në një greminë ku edhe u gjet prej banorëve të zonës. Pak orë mbas krimit, autori i telefonoi rajonit të policisë duke pranuar autorësinë.

Ai u tha agjentëve se dëshironte të dorëzohej pasi ishte i penduar për krimin. Në cilësinë e provës materiale u gjet edhe arma e krimit



Skip to toolbar