Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në konferencë për mediat, ftesën e Presidentit të SHBA Donald Trump për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi vlerësim për vendin dhe për lideshipin.
Ajo tha se ftesa e Trump konfirmon forcën dhe besimin e ndërsjellë dhe besimin strategjik të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës
“Kjo ftesë është një vlerësim i lartë për rolin që ka marrë Shqipëria në çështjet paqes. Ftesa e presidentit të Amerikës Donald Trump është dhe një vlerësim për lidershipin e Ramës, i cili është ftuar personalisht në Bordin e Paqes. Kur kjo ftesë e drejtpërdrejtë e Trump për kryeministrin e Shqipërisë konfirmon forcën dhe besimin e ndërsjellë dhe besimin strategjik të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ministrja e Jashtme Elisa Spiropali.
