Foltoret blu/ Salianji në Lezhë mbledh më shumë mbështetës se Berisha në Tiranë

Më të fundit


Salianji me Foltore me sallën plot, Berisha biseda me salla gjysmë bosh. Jo vetëm fizikisht, por edhe online. Beteja në distancë për PD vijon. Salianji zgjodhi Lezhën, doktori Kombinatin, aty ku Salianji ishte për herë të fundit drejtues.

Por shpejt ia gjeti zëvendësuesin, ish bashkëpunetorin e tij të Foltoreve, Ilir Alimehmetin që pas rebelizmit, krah Berishës foli për bashkim.

“Është koha për bashkim, për të fituar, mendoj se me unitet, guxim dhe qëndresë ne mund të fitojmë. Mund të kemi mendime ndryshe, por fitoren e kemi të përbashkët”- tha ai.

Në Foltoren paralele, me të njëjtën gjuhë foli edhe Salianji.

“Të bashkojmë demokratët kudo ndodhen dhe që kanë 13 vite opozitë, për ta bërë PD fituese, fituese, fituese, është koha për rotacion”- u shpreh Salianji.

Por doktori nuk ishte dakord me dy rebelët e PD. Dyert e bashkimit i hap dhe i mbyll vetëm ai.

“S’kanë rrugë me ne ata që bashkepunojnë me partinë e krimit. Jo. S’kanë punë me ne ata, ata kanë përjashtuar veten. Nuk humbasim ne prej tyre”- u shpreh Berisha.

Berisha vetëpërjashton Salianjin, por ndërsa zgjedhjet në PD afrojnë, akuzat e Salianjit shkojnë deri te Noka dhe Bardhi.

“Shqetësimi është se si 5 fantastikët që janë lidership të PD nuk i dëgjojnë shqetësimet e demokaratëve. Kush ua ka fajin për zgjedhjet, kur promovoni humbësit.”- tha ai.

Kurse Berishës i bëri të qartë se s’ka ndërmend të largohet nga PD.

“Si mundet lidershipi të përjashtojë demokratët, demokratet përjashtojnë lidershipin me votë. Për ta bërë të qartë, nuk kam ndërmend të hap asnjë forcë të re politike. Unë mbetem në PD, PD është familja ime, shtëpia ime.”- u shpreh Salianji.



Skip to toolbar