Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela…

Më të fundit


Ish-ambasadori Roland Bimo tha për Real Story se problemi mes shqiptarëve dhe vizave amerikane është se një pjesë e madhe abuzojnë me mbrojtjen sociale, si mugon ndërgjegja qytetare.

Bimo tha se ardhja e Donald Trumpit në pushtet është një “përmbysje e madhe” dhe se në Shqipëri ka një “përzierje groteske”. Ai shtoi se shumë pak është folur për arsyet e përfshirjes së vendeve në rastin e Venezuelës dhe për rrugët e pastrimit të parave, duke theksuar se problemi real shfaqet kur paratë pastrohen nëpër banka.

“Ne kemi një dobësi të brendshme që fajin e hedhin gjithmonë te të tjerët. Në këtë rast, fajin e kanë vetëm njerëzit tanë që shkojnë dhe abuzojnë me mbrojtjen sociale. Në Amerikë kjo është pak më e ndjeshme; për mua ka qenë edhe në kohën kur isha në detyrë, kur më bëhej e ditur se sa përqindje e shqiptarëve do të përpiqeshin të mbanin emrin shqiptar. Nëse ke qenë i keqpërdorur nga opozita, nuk duhet të tejkalohet nga ata. Nuk mund të them se Serbia nuk është në atë listë sepse reagon.Ishte një koment në shtypin tonë që e kishte këtë narrativë, por nuk qëndron, sepse është çështje statistikash; ata kanë edhe pak më shumë ndërgjegje qytetare krahasuar me ne. Tek ne nuk i intereson se çfarë dëm i bëhet gjësë së përbashkët. Shumë pak intelektualë apo specialistë kanë mundësi të shpjegojnë se çfarë po ndodh në botë.

Ardhja e Trumpit është një përmbysje e madhe. Në Shqipëri kemi një përzierje groteske; mundohemi të jemi njësoj, por janë masa që nuk shkojnë. Shumë pak është folur pse shkuam në Venezuelë, pse droga shitet dhe pse emri i parave është zero. Kur pastrohen nëpër banka, atëherë është problemi.

Shqetësimi janë ishujt ku qarkullojnë paratë: 5 për qind e kokainës shkon në SHBA, sasia tjetër shkon në Evropë dhe Britani, por këta ishuj kontrollohen nga City of London, dhe këtu lind një pikëpyetje e madhe.” 



Skip to toolbar