Bordi i Paqes i Donald Trump pritet të jetë në qendër të vëmendjes edhe në samitin e Davosit në Zvicër.
Presidenti amerikan synon që të enjtën e 22 janarit të nënshkruhet statuti dhe mandati i plotë i strukturës ndërkombëtare.
Në një ftesë thuhet se ceremonia do të mbahet gjate samitit ekonomik, ndërsa në një dokument tjetër theksohet se Trump do të jetë në krye të bordit dhe një pasardhës mund të zgjidhet vetëm nëse presidenti amerikan largohet vullnetarisht.
Ftesa për pjesëmarrje në këtë mekanizëm të madh ndërkombëtar u ka shkuar shumë shteteve, mes tyre edhe Shqiëpria.
Megjithatë duket se jo të gjithë janë gati të pranojnë. Më herët u raportua në media se Emmanuel Macron kishte kundërshtuar pjesëmarrjen e Francës në Bordin e Paqes.
Mirëpo kur u pyet nga gazetarët, Donald Trump dha një mesazh të qartë për homologun e tij francez.
“Askush nuk e do Macron sepse ai do të largohet nga detyra shumë shpejt, kështu që nuk ka shumë rëndësi. Do të vendos një tarifë prej 200% për verërat dhe shampanjat e tij dhe ai do të bashkohet, por nuk është I deturuar. Siç e dini, ai do të largohet nga detyra pas disa muajsh.” – tha ai.
Në përvjetorin e inaugurimit të tij, Trump do të fluturojë për në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku pritet të takohet me liderë të tjerë botërorë, me të cilët ka pasur herë pas here përplasje.
Sipas mediave ndërkombëtare fjalimi I tij është planifikuar të mbahet të mërkurën, teksa e gjithë bota pret zhvillimet që do të vijnë nga kjo ngjarje e madhe në Zvicër.
