Në ceremoninë përkujtimore në 15 vjetorin e 21 Janarit, kryeministri Edi Rama u shpreh se ndjehet i dobët në pozitën e tij kur sheh sesi kaloi edhe një vit pa drejtësi për 21 Janarin.
“Nuk i kuptoj ata që ngrenë gishtin ndaj meje për pandëshkueshmërinë që mban peng 21 janarin. Po ju them që ndjehem i dobët në pozitë kur shoh që si kaloi edhe një vit dhe 21 janari erdhi sërish”, tha Rama.
Më tej, ai theksoi se shumë të paraburgosur dhunohen nga drejtësia, ndërsa 21 janari është drejtësi e vonuar.
“Sot burgjet mbajnë më shumë të paraburgosur, njerëz të plasur nëpër qeli pa gjyq sesa njerëz të dënuar me formë të prerë dhe një pjesë e madhe e tyre janë viktima nga prokurorë. Një panoramë e trishtë e një drejtësie të dhunuar. 21 janari është ana tjetër e drejtësisë së vonuar”, tha Rama
